Ish-shefi i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar, i cili ndihmoi ndërmjetësimin e armëpushimin në luftën Iran-Irak, ka vdekur në Peru, në moshën 100 vjeç, tha djali i tij më 5 mars.
Perez de Cuellar shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nga 1981 deri më 1991.
Ai udhëhoqi OKB-në gjatë periudhës kur ndodhi lufta tetëvjeçare midis Iranit dhe Irakut, si dhe lufta civile në El Salvador.
Ai ishte president i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga 1973 deri më 1974 dhe ishte përfaqësues i përhershëm i OKB-së në Qipro nga 1975 deri në 1977.
Shefi aktual i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, më 19 janar, kur Javier de Cuellar, shënonte ditëlindjes e 100-të, shkroi në rrjetin social Twitter, për kontributin dhe arritjet e tij.
“Ne në Kombet e Bashkuara udhëhiqemi me shembullin e tij dhe jemi shumë mirënjohës për kontributet dhe arritjet e tij të shumta si Sekretar i Përgjithshëm”./rel
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...