Turmë e madhe është mbledhur në kryeqytetin irakian Bagdad për të marrë pjesë në funeralin e komandantit iranian Qassem Soleimani që u vra nga një sulm ajror të enjten.
Soleimani ishte arkitekti i Iranit në operacionet e Lindjes së Mesme, ndërsa Irani është zotuar për hakmarrje të ashpër për vdekjen e tij, transmeton portali arbresh.info.

Mbledhja në Bagdad të shtunën shënoi fillimin e ditëve të zisë për Soleimanin.
Trupi i tij do të kthehet në Iran për një funeral dhe varrosje në qytetin e tij të lindjes.

Turmat në Bagdad ishin gjithashtu atje për të vajtuar vdekjen e Ebu Mahdi al-Muhandis, një irakian i cili komandonte grupin e mbështetur nga Irani Kataib Hezbollah dhe drejtonte në mënyrë efektive njësitë e Mobilizimit Popullor – një ombrellë e militantëve në Irak të mbizotëruar nga grupe të lidhura me Iranin.
Vajtuesit filluan të mblidheshin në Bagdad që në orët e para, përpara fillimit të procesionit, duke tundur flamuj të Irakut dhe të milicisë dhe duke brohoritur “vdekje për Amerikën”.

Procesioni u zhvillua nëpër rrugë, disa mbanin portrete të Soleimanit dhe disa të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Funerali i tij do të mbahet të martën në qytetin e tij të lindjes, Kerman, në Iranin qendror./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari