Koreja Veriore ka reaguar pas vdekjes së studentit amerikan ,Otto Warmbier, i cili ishte burgosur në vendin më të izoluar në botë për 17 muaj.
Otto ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte liruar nga Koreja Veriore në gjendje koma, transmeton portali arbresh.info
Me rastin e vdekjes së studentit, Koreja Veriore ka hedhur poshtë akuzat se e ka torturuar studentin, duke shtuar se vendi është ‘viktima më e madhe’.
Mjekët ligjorë që janë marrë me rastin e studentit në fjalë, kanë deklaruar se si vuante nga një lëndim neurologjik.
Familja e studentit të ndjerë kanë fajësuar Korenë Veriore për gjendjen e studentit, ndërsa kanë shtuar se djali i tyre ka qenë në gjendje koma për një kohë të gjatë./Arbresh.info
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...