Një shqiptar 29 vjeç i dënuar disa herë për vjedhje ishte gjetur i vdekur në qelinë e një burgu francez, para disa ditëve.
Tch duke iu referuar medias franceze raporton se Refik Mata mbrëmjen e 17 dhjetorit u gjet i vdekur në burgun e Nices.
Për këtë ngjarje është hapur një hetim penal në gjetjen e shkakut të vdekjes.
Sipas prokurorëve francez deri më tani dyshohet për një vetëvrasje.
Me Julie Boano, avokat i Refik Matës ka shprehur dyshime për shkakun e vdekjes dhe e ka quajtur hetimin si një lëmsh të vërtetë.
“Për gjashtë muaj me radhë unë kam raportuar se klienti im ishte në një gjendje aspak të mirë. Në 7 tetor patëm një debat pak përpara dhënies nga gjykata të masës së dënimit. Kur klienti im erdhi në gjykatë e kishte fytyrën të ënjtur e me shenja. Prokurorët më siguruan se do të nisnin një hetim por nuk më sollën asnjë përgjigje” ka deklaruar avokati Me Julie Boano.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro