Skocia ka raportuar për vdekjen e parë nga koronavirusi, duke e dërguar kështu numrin e të vdekurve në 11 në Britani të Madhe.
Viktima ka qenë i moshuar dhe me problem të mëparshme shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
Numri i të infektuarve në Skoci ka shkuar në 85, ndërsa numri total në Britani të Madhe ka shkuar në 798.
LEXO EDHE: 141 raste të koronavirusit konfirmohen në Slloveni
Gjatë një konference për shtyp, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa ka shtuar ‘se një ditë të gjithë do vdesim’.
Sipas mediave në Britani të Madhe, raportohet për mungesë të testeve për koronavirus.
Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirus, ku numri i të vdekurve ka kaluar numrin 200, ndërsa të prekur nga virusi janë më shumë se 1 mijë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...