Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka reaguar pas lajmit të vdekjes në burg të kritikut më të ashpër të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, lider i opozitës ruse.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ai tha se vdekja e Navalny është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia.
Tutje, ai thotë se Navalny jetoi, dhe në fund vdiq, për vlerat e pakompromis të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Postimi i plotë:
“I trishtuar thellësisht nga lajmi i vdekjes së Alexei Navanly në një burg rus. Navalny jetoi, dhe në fund vdiq, për vlerat e pakompromis të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë tragjike se sa larg nga këto vlera është sot Rusia”, shkruan Hasani./Arbresh.info
Deeply saddened by the news of Alexei @navalny death in a Russian jail.
Navalny lived, and ultimately died, for the uncompromisable values of democracy and human rights, becoming a symbol and inspiration for many.
His passing is a tragic reminder of how far from these values…
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 16, 2024
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...