Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar që flamujt amerikan të ulen në gjysmë-shtizë në nderim të Charlie Kirk, aleatit të tij që vdiq sot pasi u qëllua me armë në një kampus universitar.
Sipas njoftimit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, urdhri i Trump është që flamujt në të gjithë Amerikën të ulen në gjysmë shtizë deri të dielën, në orën 18:00.
“Në nderim të Charlie Kirk, një patriot i madh amerikan, urdhëroj që të gjithë flamujt amerikanë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të ulen në gjysmë shtizë deri të dielën në mbrëmje në orën 6 P.M.”, thuhet në njoftim.
Ishte pikërisht Trump ai që konfirmoi vdekjen e Kirk.
Ndryshe, Charlie Kirk dhe organizata e tij politike, Turning Point USA, ishin thelbësore për fitoren e Presidentit Donald Trump në vitin 2024, dhe Trump e ka vlerësuar Kirk-un për aktivizimin dhe mobilizimin e votës së të rinjve.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...