Europoli po planifikon të hetojë atë që besohet të jetë humbja më e madhe e jetëve në një varkë emigrantësh gjatë vitit 2016. Më shumë se 500 vetë thuhet të kenë gjetur vdekjen në 9 prill nga fundosja e anijes me të cilën po udhëtonin, por për incidentin fatkeq deri më sot nuk ka pasur asnjë hetim zyrtar.
Të dhëna të reja bëjnë të mendohet se anija është nisur drejt Europës nga Egjipti e jo nga Libia siç deklaroi asokohe UNHCR-ja. 37 vetë i mbijetuan fundosjes së mjetit lundrues, por qindra të tjerë jo.
Ata që vdiqën ishin nga Somalia, Etiopia, Sudani, Siria, Egjipti e disa vende të tjera. Secili i kishte paguar trafikantëve 2000 dollarë me shpresën t`i dërgonin në Itali.
Kombet e Bashkuara llogarisin që 4,663 persona të kenë ndërruar jetë këtë vit gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun, duke e bërë në këtë drejtim 2016-tën vitin me vdekjeprurës nga të gjithë. Mbytjet e anijeve me refugjateve, përgjithësisht nuk hetohen.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...