Agjentët e FBI gjatë kontrollit të bujshëm në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago gjetën midis të tjerash një dokument që përshkruan aftësitë bërthamore të një qeverie, raportoi të martën Washington Post.
Media në fjalë, duke cituar burime të paidentifikuara, nuk e përmend se cila është qeveria e huaj në dokumentin që përshkruan mbrojtjen ushtarake të vendit.
Përmbajtja e më shumë se 11,000 dokumenteve qeveritare dhe fotografive që agjentët e FBI-së gjetën në Florida muajin e kaluar nuk është zbuluar, por raportimet nga mediat ndërkombëtare treguan se dokumentet e klasifikuara në lidhje me armët bërthamore ishin ndër artikujt që kërkonin autoritetet federale.
Ndër të dhënat e gjetura nga FBI ishin dokumente që detajojnë operacionet top-sekret të SHBA-së .
Trump tashmë është nën hetim nga departamenti i drejtësisë për mbajtjen e zhvendosjen e paautorizuar të të dhënave shumë të ndjeshme të qeverisë nga Shtëpia e Bardhë dhe për ruajtjen e tyre në mënyrë të parregullt në Mar-a-Lago./tch/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...