Diga e lumit Ruhr në Gjermani është dëmtuar nën vazhdën e përmbytjeve katastrofike në Gjermaninë Perëndimore dhe Belgjikë.
Numri i viktimave është rritur në 168.
Siç raporton mediumi gjerman ‘Deutsche Welle’, ky nuk mund të jetë bilanci përfundimtar i tragjedisë, pasi që në të dyja vende ende ka persona të listuar si të zhdukur, përcjell Gazeta Express.
Dëmtimi i digës së lumit Ruhr kërcënon përmbytje tjera, derisa siç thotë mediumi, si pasojë cenohet edhe pjesa jugore e Gjermanisë.
Një numër i madh njerëzish janë regjistruar si të zhdukur, derisa ekipet e shpëtimit po gjejnë vazhdimisht të vdekur në bodrumet e shtëpive.
Të premten, 1,300 njerëz u raportuan të zhdukur, por zyrtarët e policisë thonë se numri është duke u zvogëluar.
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...
Foda optimist: Kemi treguar se mund të fitojmë edhe jashtë
QKUK konfirmon vdekjen e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë...
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...