Dhuna në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë.
Aeroplanët luftarakë të Izraelit sërish kanë sulmuar militantët e Hamasit në Gazë, kurse ata u janë kundërpërgjigjur duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit – derisa bashkësia ndërkombëtare dhe diplomatët po mundohen të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund dhunës.
“Të hënë rreth orës 6:03, Hamasi ka shkrepur raketa mbi civilët izraelitë në Jerusalem. Mbrëmë kemi shkatërruar raketahedhësin me të cilin Hamasi lansonte raketat. Ata po qëllojnë mbi civilë, e ne po i qëllojmë militantët”, ka shkruar ushtria izraelite në Twitter, transmeton Telegrafi.
At 6:03pm on Monday, Hamas fired a barrage of rockets at Israeli civilians in Jerusalem.
Last night, we struck the multi-barreled rocket launcher that Hamas used to launch those rockets.
Terror targets civilians.
We target terror.— Israel Defense Forces (@IDF) May 15, 2021
Në anën tjetër, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se mbi 30.000 raketa Tamir janë shkrepur nga sistemi mbrojtës i Izraelit – “Kupola e hekurt”.
Barrages of rockets are being fired non-stop from Gaza into southern Israel.
Tonight, a rocket hit the city of Ashdod—see the damage for yourself.
This won’t go unanswered. pic.twitter.com/2ByndSi79u
— Israel Defense Forces (@IDF) May 15, 2021
Madje ushtria izraelite ka publikuar pamje të zjarrit që ka shpërthyer në qytetin Ashdod në jug të Izraelit – pas sulmeve me raketa nga ana e militantëve palestinezë.
“Kjo nuk do të kalojë pa përgjigje të duhur”, ka shkruar sërish ministria izraelite e Mbrojtjes.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...