Rreth 10 mijë persona protestuan pasi u mblodhën përpara shtëpisë së Netanyahut në Kudsin Perëndimor, njoftoi transmetuesi publik izraelit.
Mijëra persona në Izrael zhvilluan një protestë me kërkesën për dorëheqjen kryeministrit Benjamin Netanyahu, për shkak të gjykimit për korrupsion ndaj tij dhe për shkak të dështimit në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas lajmit të korporatës së transmetimit publik KAN të Izraelit, rreth 10 mijë persona protestuan pasi u mblodhën përpara shtëpisë së Netanyahut në Kudsin Perëndimor.
Po ashtu, mijëra protestues edhe në kryeqytetin Tel Aviv dhe qytete të tjera të vendit dolën nëpër rrugë për dorëheqjen e Netanyahut.
Në lajm transmetohet se në protestat e kryesuara nga “Flamujt e Zi” dhe “Lëvizja për Qeveri Cilësore në Izrael”, izraelitët kanë brohoritur me sloganet: “Kjo është luftë kundër korrupsionit” dhe “Kjo është protestë për rikthimin e demokracisë”.
Për një periudhë prej rreth tre muajsh, kundër Netanyahut mbahen protesta në qytete të ndryshme të Izraelit.
Protestat një javë më parë shkaktuan debate mes Netanyahut dhe partnerit të koalicionit, ministrit të Mbrojtjes Benny Gantz.
Netanyahu në një fjalim të mbajtur në takimin javor të kabinetit të qeverisë më 2 gusht, i quajti “përpjekje për të shkelur demokracinë” protestat të cilat mbahen pothuajse në çdo rajon të vendit, kryesisht në Kuds.
Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz në kundërshtim me këto komente të Netanyahut u shpreh se “Protestat janë të rëndësishme për demokracinë. Ne duhet të lejojmë protestat dhe të mbrojmë protestuesit”./AA/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...