Në këtë 25 përvjetor të ndarjes nga jeta e 6 vjet nga Shenjtërimi i saj, Selia e Shenjtë në Vatikan kujton Nënë Terezën dhe me një monedhë të veçantë në vlerën euro e cila do të të mbaj portretin e saj.
Portreti është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizojë figurën e saj ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shënjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjmin e devotshmërinë për t’i shërbyer të tjerëve.
Por Nënë Tereza kujtojet e festohet në Itali e në Vatikan dhe nga komuniteti i madh i shqiptarëve dhe i kosovarëve që jetojnë në këtë vend.
Në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno, në rajonin e Marche, komuniteti i shqiptarëve i ka dhuruar qytetit shtatoren monumentale të Nënë Terezës vepër e skulptorit shqiptar Genti Tavanxhiu.

Nënë Tereza do të kujtohet sot në mesha të shumta që do të mbahet në territorin italian e në aktivitete organizuar nga komuniteti i besimtarëve dhe i devotëve të saj./albaniandailynews/
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...