Epidemiologët në Australi paralajmërojnë për infeksione të reja, më depërtuese të koronavirusit dhe se një numër në rritje i personave plotësisht të vaksinuar që janë të infektuar me variantin Delta.
Në shtetin Queensland, dje u njoftua se një punëtor në aeroportin ndërkombëtar në Brisbane, i cili mori të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, ishte infektuar me variantin Delta.
Në Uellsin e Ri Jugor, një infermiere që punonte në repartin COVID-19 u infektua edhe pse kishte veshur pajisje mbrojtëse dhe ishte plotësisht e vaksinuar.
Rasti u zbulua nga testimi rutinë dhe autoritetet lokale konfirmuan se infermierja ishte asimptomatike dhe se nuk u zbulua asnjë transmetim tjetër.
Hassan Valley, një profesor i epidemiologjisë në Universitetin La Trobe tha se edhe pse vaksinimi zvogëlon rrezikun e transmetimit, nuk është një mbrojtje e plotë.
“Kjo mund të ketë qenë ndonjë nga variantet. Padyshim, varianti Delta është më ngjitës, kështu që rrit rrezikun”, citohet të ketë thënë Vally në një shkrim në “The Guardian”.
Në Australi, numri i personave të infektuar me koronavirus është në rritje dhe qeveria ka zgjatur karantinën në Sydney për të luftuar variantin Delta të COVID-19./AA/
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...