Evropa perëndimore përballet me temperatura më të larta të martën, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut.
Mbretëria e Bashkuar arriti temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë prej 40.2 gradë Celsius, sipas shifrave të përkohshme të Met Office, dhe sinoptikanët paralajmëruan se temperaturat ishin ende në rritje, shkruan BBC.
Paralajmërimet për të nxehti ekstreme u lëshuan në Francë, ndërsa Spanja veriore pati temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën.
Zjarret vdekjeprurëse në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.
Dy persona u vranë nga zjarret në pyjet në rajonin veriperëndimor të Zamora të Spanjës dhe trenat në zonë u ndaluan për shkak të zjarrit pranë shinave. Një çift i moshuar humbi jetën teksa po përpiqej t’i shpëtonte zjarreve në veri të Portugalisë.
Disa pjesë të Francës panë ditët e tyre më të nxehta ndonjëherë me qytetin perëndimor të Nantes që regjistroi 42 gradë Celsius, tha zyra kombëtare e motit. /arbresh.info/
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri