Kaq nxehtë, sa mund të piqni hamburger në kofanon e makinës: kështu e përshkruajne mediat amerikane valën e të nxehtit që po afrohet pjesëve të ndryshme të vendit me temperatura rekord, ndërsa 100 milionë banorë janë paralajmëruar të përgatiten për mot përvëlues.
Fronti nxehtë i nisur nga jugperëndimi po lëviz drejt rajoneve qendrore, e rezultati i tij janë temperature te cilat variojnë nga 10 deri në 30 gradë mbi normalen për këtë periudhë të vitit.
Shërbimi kombëtar i Metereologjisë paralajmëron për një kombinimin të rrezikshëm të nxehtësisë me lagështirën në ajër, që do të prekë një shumicë shtetesh përpara se java të mbyllet.
Në alarm janë Arkansas, Kentucky, Missouri, Mississippi, Illinois, Ioëa e Indiana, si dhe pjesë të një duzine shtetesh të tjera. Në disa zona, termometri llogaritet t`i afrohet 40 gradëve Celsius.
“Nxehtësia e vazhdueshme, aq më tepër në kushtet e një lagështie të madhe në ajër mund të shkaktojë sëmundje, e të preke personat më të cënueshëm”, paralajmëruan autoritetet.
Shërbimi i motit në Pitsburg tha se kjo valë të nxehti mund të lëvzië në të gjithë Pensilvaninë perëndimore, e shoqëruar edhe me stuhi: “Nëse nuk jeni adhurues i nxehtësisë, epo mirë, janë vetëm 192 ditë deri në natën e parë të dimrit,” u shprehen punonjës të tij duke i shtuar njoftimit edhe ca doza humori./TCh/
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...