Një valë e madhe nxehtësie në të gjithë juglindjen e Australisë rriti kërcënimet për zjarre në shkurre, me Melburnin që parashikohet të regjistrojë ditën e saj më të nxehtë në gati 17 vjet të martën.
Gjithashtu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra banorë në zona rurale janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.
Byroja e Meteorologjisë e Australisë theksoi se temperatura në Melburn mund të arrijë 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit) me kushte të rënda deri ekstreme të valës së nxehtësisë që pritet të arrijnë kulmin të martën dhe të mërkurën, përpara se të lehtësohen gradualisht më vonë gjatë javës.
Vala e nxehtësisë ka rritur rrezikun e zjarrit në të gjithë Victorian, shtetin e dytë më të populluar të Australisë, ku një zjarr në shkurre që lëviz me shpejtësi në rajonin Otways ka djegur rreth 10,000 hektarë.
Zyrtarët paralajmëruan se erërat e forta të parashikuara për më vonë gjatë ditës mund ta përhapin më tej flakën, duke kërcënuar shtëpitë.
Shërbimet e emergjencës kanë trokitur dyert e rreth 1,100 shtëpive dhe kanë dërguar mesazhe me tekst në rreth 10,000 telefona duke i nxitur banorët të largohen nga rajoni.
Ndërkohë në qytete të tjera, temperatura pritet të arrijë në 40 gradë Celsius.
Qyteti i Ouyen, me një popullsi prej pak më shumë se 1,000 banorësh dhe 440 km (273 milje) në veriperëndim të Melbourne, ka të ngjarë të arrijë 49 gradë Celsius (120.2 Fahrenheit), tha zyra e motit.
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...
Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit...