Sipas disa të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Izrael, ata sugjerojnë se vaksinat kundër covid-19 nga Pfizer dhe Moderna, mund të jenë më efektive nga sa mendohej.
Tashmë janë rreth 700 mijë njerëz të vaksinuar plotësisht në Izrael, ku zbuluan se vetëm një përqindje e vogël e njerëzve u infektuan me COVID-19, bazuar në deklaratën e kreut të Ministrisë së Shëndetësisë, Sharon Alroy Preis, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info
Vaksina më së shumti që u përdor në Izrael është ajo e Pfizer-BioNTech, derisa është përdorur një numër i vogël i dozave nga Moderna. Të dyja vaksinat përdorin të njëjtën teknologji dhe në provat klinike rezultuan rreth 95 për qind efektive.
Izraeli filloi fushatën e tij të vaksinimit më 20 dhjetor.
Të dhënat e lëshuara të enjten monitoruan 715,425 të cilët kishin kaluar të paktën një javë pas dozës së dytë; duke i dhënë kështu kohë vaksinave për të siguruar imunitetin. /arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?