Bota po përballet me një “dështim katastrofik moral” për shkak të politikave të pabarabarta të vaksinave kundër koronavirusit, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është e drejtë që të rinjët e shëndetshëm në vendet e pasura të vaksinohen, ndërsa të prekurit me infeksion në vendet e varfëra të mos kenë trajtim, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Ai tha se mbi 39 milion doza vaksinash ishin dhënë në 49 shtete më të pasura, por një komb i varfër ka marrë vetëm 25 doza.
Deri më tani, Kina, India, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA kanë zhvilluar të gjitha vaksinat kundër koronavirusit./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër