Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se vaksina e parë vendore turke është e gatshme për përdorim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Koca tha se procesi i prodhimit të vaksinës Tetanus-Difteria ishte përmbyllur plotësisht me kapacitetet e brendshëm të prodhimit të Turqisë dhe se projekti për zhvillimin e vaksinës kishte filluar të japë frytet e para.
Vaksina u zhvillua në bazë të një projekti që filloi në vitin 2015 dhe është një vaksinë për të rriturit që përdoret në luftën kundër tetanozit dhe difterisë.
“Ministria mori dorëzimin e parë të vaksinës, e cila iu nënshtrua kontrolleve përkatëse të cilësisë dhe mori miratimet e nevojshme”, tha ministri Koca.
Ai vuri në dukje se ky është një sukses i madh për Turqinë në një periudhë kur flitet shumë për rëndësinë e kapaciteteve të brendshme për prodhimin e vaksinave dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë procesin e prodhimit të vaksinave vendase me lajme të reja dhe të mira.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...