“Vajza myslimane që injoroi viktimat e sulmit terrorist” ishte një ndër fotografitë që mbuloi ballinat e mediave të huaja dhe pushtoi mediat sociale pas sulmit terrorist në Londër.
Së fundmi është zbuluar se personi që qëndron pas postimit në mediat sociale të fotografisë, ishte haket nga Rusia, transmeton portali arbresh.info
Në fotografi shihet një grua e veshur me hixhab, duke ecur përpara viktimave, ndërsa në dorë luante me telefon.
Llogaria me emrin “Proud TEXAN and AMERICAN patriot” është gjetur nga Twitter se i përkiste një hakeri rus. Kjo llogari tashmë është mbyllur.
Gjatë sulmit terrorsit në Londër, që ndodhi në mars të këtij viti, mbetën të vdekur pesë persona dhe rreth 40 të tjerë të plagosur. /arbresh.info/

Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës