Uzbekistani në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2020 ka eksportuar 687 tonë ar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Banka Qendrore e Uzbekistanit ka publikuar të dhënat më të reja mbi eksportet e arit për periudhën 2010-2020.
Sipas këtyre të dhënave, Uzbekistani eksportoi gjithsej 687 tonë ar në periudhën në fjalë, nga të cilat 100 tonë vetëm në vitin 2020 ndërsa 110 tonë një vit më parë. Pjesëmarrja e arit në eksportet e shtetit në vitin 2020 arrinte madje 45 për qind.
Në Uzbekistan, një nga prodhuesit më të rëndësishëm botëror të arit, në vit mesatarisht prodhohen 100 tonë ar.
Në këtë shtet të Azisë Qendrore, popullsia e së cilës arrin në rreth 34.5 milionë, gjenden dhjetëra fusha të mëdha për eksploatimin e arit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?