Gjatë një konference shtypi, Fayssal Mikdad, zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë ka theksuar se SHBA-të kanë për qëllim zgjatjen e luftës në vend.
Diplomati u bëri thirrje arabëve dhe kurdëve në Sirinë veriore që të bashkohen kundër forcave turke, ndërsa ka paralajmëruar vendet perëndimore kundër kryerjes së sulmeve ajrore në Siri, transmeton portali arbresh.info
“Ne i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara të hetojnë veprimet dhe praktikat e SHBA-ve, të cilat po kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e politikës së Sirisë dhe synojnë të likuidojnë popullin sirian, duke kundërshtuar objektivat dhe parimet e OKB-së”, tha ai.
Gjatë ditës së sotme, presidenti francez Emmanuel Macron kërcënoi të niste një sulm ndaj Sirisë, nëse vërtetohet pretendimi se qeveria siriane ka përdorur armë kimike kundër qytetarëve të saj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...