Sipas burimeve lokale, forcat izraelite kanë rrëzuar dhjetëra shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency.
Ushtria izraelite shkatërroi një vendbanim palestinez në rajonin al-Muarrajat në lindje të qytetit Ramallah.
“Ata na shkatërruan, nuk na mbeti asgjë përveç rrobave në shtëpi”, tha për AA Avde al-Kabne, një nga palestinezët shtëpia e të cilit u rrëzua.
Al-Kabne tha se sulmet e fundit kanë lënë të pastrehë rreth 25 palestinezë, kryesisht fëmijë.
“Forcat izraelite kanë shkatërruar gjithçka që kemi ndërtuar dhe konfiskuan pronën tonë”, shtoi ai.
Ligji ndërkombëtar e konsideron Kudsin Lindor së bashku me të gjithë Bregun Perëndimor si “territore të pushtuara”.
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...