Drejtori i spitalit më të madh të qytetit të Gazës, al-Shifa, është arrestuar nga shërbimet izraelite të sigurisë.
Në një deklaratë, ushtria izraelite dhe Agjencisë së Sigurisë së Izraelit (ISA) thonë se një “rrjet tuneli terrorist” nën spital “shfrytëzoi energjinë elektrike dhe burimet e marra nga spitali” – një pretendim që ushtria izraelite e bëri në një video ku shfaqen tualete, një zonë kuzhine, kabllo dhe një kondicioner, në tunele që thonë se janë poshtë spitalit, raporton BBC transmeton Arbresh.info.
Deklarata thotë se nën menaxhimin e Abu Salamiya, “ka pasur një aktivitet të gjerë terrorist të Hamasit” në spital.
Forcat izraelite morën kontrollin e al-Shifa, spitalin më të madh të qytetit të Gazës, javën e kaluar pasi pretenduan se Hamasi po drejtonte një qendër të madhe komandimi nën të – një pretendim që SHBA e mbështeti.
Hamasi mohon akuzat, por Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar ato që thonë se janë prova që vërtetojnë pretendimin – duke përfshirë videon që përmendëm më lart.
Qindra njerëz, përfshirë pacientë, u larguan nga al-Shifa të shtunën në këmbë. IDF mohoi të urdhëronte evakuimin dhe tha se kishte rënë dakord me një kërkesë nga drejtori i spitalit për ata që duan të largohen për t’u evakuuar përmes një “rruge të sigurt”./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër