Forcat izraelite kanë arrestuar gjashtë palestinezë gjatë bastisjeve të kryera në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Palestinezët u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste popullore”, theksoi ushtria izraelite në një njoftim, pa elaboruar mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të kërkuar”.
Sipas shifrave palestineze, rreth 6.000 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë dhjetëra gra dhe qindra të mitur.
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...