Organizata ekstremiste Shteti Islam ka humbur më shumë se tri të katërtat e territorit, të cilin nga vera 2014 e kishte në gjithë Irakun, njoftoi të martën Ushtria e Irakut.
Shteti Islam aktualisht kontrollon më pak se 30.000 kilometra katrorë të territorit në Irak, përkatësisht 6,8 për qind të territorit të këtij shteti, derisa në kulmin e kësaj organizate kjo përqindje ishte 40, tha zëdhënësi i ushtrisë irakiane Jahja Rasul.
Grupi ekstremist ka humbur territor edhe në Siri, ndërsa aktualisht në afërsi të Raka po lufton kundër forcave, të cilat kanë mbështetjen e SHBA-ve. Raka është, de fakto, qyteti kryesor i kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islam.
Iraku në janar ka shpallur pjesën lindore të Mosulit “plotësisht të çliruar” , ndërsa Rasul tha se forcat irakiane kanë marrë më shumë se gjysmën e pjesës perëndimore, e cila ka më së shumti banorë./Arbresh.info/
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar