Ushtria irakiane ka nisur një ofenzivë për të rimarrë nga luftëtarët ekstremistë, Shteti Islamik (IS), një qytet kyç në kufi me Sirinë.
Një zëdhënës i Komandës së përbashkët operacionale të Irakut, tha se forcat e tyre, po merrnin aksione në qytetin e Akashat-it, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të fituar kontroll në kufirin e saj.
Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, kanë marrë zonën në vitin 2014, duke kontrolluar edhe qytete tjera strategjike përgjatë kufirit, qytetin Qimit, Rava dhe Ana.
Iraku ka bërë fitore të konsiderueshme kundër ISIS-it në muajt e fundit. Në korrik, qeveria ka rimarrë qytetin e Mosulit dhe në gusht, qytetin Tel Afar.
ISIS ende kontrollon Haëja në provincën Kirkuk dhe provincën Anbar, pjesë këto të pasura me naftë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...