Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të Gjermanisë, Ingo Gerhartz deklaroi se ka nevojë për ndërhyrje urgjente, për modernizimin e sistemit të armatimit.
Deklaratat ai i bëri të mërkurën në mbrëmje në Berlin, në një takim me rreth 200 industrialistë, oficerë ushtarakë dhe ligjvënës, ndërsa theksoi se situata aktuale është e papranueshme për një vend anëtar i NATO-s.
Gerhartz u emërua në këtë post vetëm muajin e kaluar dhe tha se gjatë një inspektimi të kryer në terren, vuri re se problematika të mëdha në bazat ushtarake dhe veçanërisht në armatimet në dispozicion.
“Aeroplanët janë jashtë funksioni për shkak të mungesës së pjesëve të këmbimit dhe më keq akoma, nuk janë as në terren, por në ofiçina riparimi. Nga një inspektim, u vu re se koha që merret për rregullimin e një avioni, është dy herë më e lartë se ajo parashikuar, duke e bërë këtë situatë të papranueshme”, deklaroi Gerhartz.
Deklaratat e Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore në Gjermani, vjen vetëm pak ditë pas publikimit të raporteve të fundit nga ministria e mbrojtjes dhe avokati i popullit në parlamentin gjerman, që zbuluan zbrazëtira të konsiderueshme në pajisjet dhe personelin ushtarak./tch/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...