Një ushtar në rajonin Amur të Rusisë është arratisur pasi që ka vrarë tre kolegë të tij dhe ka plagosur një tjetër.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëhet e ditur se ushtari i cili ishte në detyrë në rajonin Amur, hapi zjarr në mënyrë të rastësishme me armë automatike ndaj ushtarëve të tjerë të cilët ndodheshin në fushën për gjuajte.
Si rezultat e incidentit, një oficer dhe dy ushtarë humbën jetën dhe një ushtar tjetër u plagos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtari i cili kreu sulmin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq në rajon u dërguan forca të sigurisë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër