Trupave të para ukrainase u është dhënë trajnimi për përdorimin e gjeneratës së re të armës anti-tank, të dhuruar nga Britania e Madhe për ta fuqizuar mbrojtjen e Ukrainës në kohën kur Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa afër kufirit me këtë shtet.
Rreth 40 ushtarë morën pjesë në kursin 5-ditor, para se të shpërndaheshin në njësi në mbarë vendin për t’i trajnuar të tjerët, shkruan Free Europe.
“Këto armë mund të shkatërrojnë tërësisht cilindo automjet të blinduar, qoftë në tokë apo në ajër”, tha një ushtar ukrainas.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të premten nuk e përjashtoi luftën e hapur me Rusinë, por i akuzoi Uashingtonin dhe mediet për nxitjen e panikut, që e ka rënduar ekonominë përderisa nuk ka “tanke në rrugë”.
Ai foli pasi homologu i tij rus, Vladimir Putin, tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk i kanë adresuar kërkesat kryesore të Kremlinit për sigurinë, por se Moska është e gatshme t’i vazhdojë bisedimet.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...