Katër oficerëve turk të NATO-s dhe një atasheu ushtarak, u është dhënë statusi i azilit në Norvegji, kanë raportuar mediat norvegjeze.
Që të pestit janë akuzuar nga Turqia se ishin pjesëmarrës në puçin e dështuar të vitit të kaluar kundër presidentit të Turqisë, transmeton arbresh.info.
Pesë turqit, të cilët ishin me mision në Norvegji, treguan se në janar të këtij viti u kishte ardhur njoftimi se janë suspenduar nga puna, dhe duhet të kthehen urgjentisht në Turqi për t’u përballur me akuzat.
Ata i mohuan akuzat se ishin pjesëmarrës në puç dhe thanë se janë të pafajshëm, prandaj edhe refuzuan të kthehen në vendlindje.
Përpos ushtarakëve, azili u është aprovuar edhe familjarëve të tyre si dhe u është dhënë leja për punë.
Shpejt kanë reaguar edhe institucionet turke duke kërkuar sqarime nga ambasada norvegjeze në Turqi si dhe nga shteti Norvegjez./Arbresh.info
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin