Janë të paktën 30 ushtarë izraelitë që janë diagnostikuar me kancer. Sipas ‘TRT’, shumica e ushtarëve janë me detyrë në sistemin e mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Hekurt”.
Është Adam Shafer, gazetari i televizionit izraelit “Kanal 13”, i cili në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në “Twitter” thotë se 30 ushtarë, shumica me detyrë në sistemin e mbrojtjes “Kupola e Hekurt”, janë diagnostikuar me kancer.
Shafer kërkon hetimin e çështjes, raporton ‘TRT’, për të mësuar se ka apo jo ndonjë lidhje mes sëmundjes që i ka kapur ushtarët izraelitë dhe punës së tyre në sistemin e mbrojtjes ajrore.
Ushtria izraelite nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.
Sistemi i mbrojtjes ajrore me raketa i quajtur “Kupola e Hekurt” përdoret kundër raketave me rreze të shkurtër veprimi.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...