Ushtarët izraelitë arrestuan 11 palestinezë, përfshirë 5 fëmijë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari Sari Jaradat në një deklaratë për AA tha se ushtarët izraelitë arrestuan 7 persona, përfshirë 5 fëmijë në bastisjet që kryen në orët e mëngjesit në zonën Sair të qytetit El-Khalil (Hebron) në Bregun Perëndimor.
Jaradat tha se mosha mesatare e fëmijëve të arrestuar është 14.
Në anën tjetër sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se ushtarët izraelitë arrestuan edhe 4 të rinj palestinezë në qytetin Jenin dhe zonën Cenata të Betlehemit.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK