Oficeri rus Azatbek Omurbekov, i njohur ndryshe si “kasapi i Bucha-s” është ngritur në detyrë dhe tashmë nga nënkolonel do të jetë kolonel. Kujtojmë se trupat nën komandën e tij janë akuzuar për përdhunim në grup, torturë dhe ekzekutim në masë te civilëve.
Drejtuesi i brigadës së 64-të ruse, për botën civile është një xhelat, një vrasës, një përdhunues, një grabitës. Por për Kremlinin ai është një hero”, komenti i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Pas largimit të pushtuesit nga Bucha, në periferi të Kievit, janë gjetur deri më tani 412 trupa të pajetë.
Pamjete civilëve të vrarë të lënë rrugëve tronditën botën, por Rusia nga ana tjetër deklaroi se janë inskenime të bëra nga vetë ukrainasit. /abcnews.al/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër