Antitrupat të antraksit që janë gjetur në gjakun e një ushtari që ka dezertuar nga Koreja Veriore, duke ngritur kështu frikën se regjimi i Kim Jong-un është duke e rritur prodhimin e armëve kimike dhe bilogjike.
Të paktën katër ushtarë koreano-veriorë që janë larguar nga regjimi i Kim Jong-un gjatë shtatë muajve të fundit, kanë bërë të njohur për autoritetet koreano jugore se ata ishin vaksionuar kundër baktereve potencialisht vdekjeprurëse, shkruan “Daily Express”, transmeton portali arbresh.info
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi zyrtarët e mbrojtjes në Uashington theksuan se Veriu është duke “shpenzuar qindra miliona dollarë” në arsenalin bërthamor, biologjik dhe kimik.
Një zyrtar i inteligjencës tha për “Channel A” se “antitrupat e antraksit janë gjetur në gjakun e një ushtari të dezertuar të Koresë Veriore”, ndërsa një analist i lartë i mbrojtjes, Shin Jong Woo, nga Forumi i Mbrojtjes së Mbrojtjes së Koresë, ka theksuar se “vaksina do t’u jepej ushtarëve që merren me bakteret për qëllime ushtarake”.
Ekspertët besojnë se Koreja Veriore ka një nga rezervat më të mëdha të armëve kimike dhe biologjike në botë.
Në arsenalin e regjimit të Kim Jong-un besohet se ka edhe armë të ndaluara kimike, sikurse është gazi sarin./arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...