Njësia e këmbësorisë amerikane nga Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it, ka zhvilluar stërvitje për kontrollin e turmave dhe situata të dhunshme në Camp Nothing Hill, në Kosovë.
Ky mision njofton se gjatë stërvitjes, ushtarët kryen një gamë të gjerë detyrash, përfshirë tejkalimin e pengesave, kontrollin e turmave, neutralizimin e mjeteve shpërthyese dhe kujdesin ndaj të lënduarve, duke shfrytëzuar mundësinë për të testuar aftësitë operacionale në një mjedis realist stërvitor.
“Stërvitjet e tilla forcojnë ndërveprimin, kohezionin dhe besimin e ndërsjellë mes njësive të KFOR-it, elementë kyç për të garantuar gatishmërinë operacionale dhe efektivitetin në mjedise komplekse sigurie”, theksohet në njoftimin e KFOR-it për këtë stërvitje,
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij