Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka quajtur sulm barbar, atë që bëri Rusia së fundi në Ukrainë, dhe argumentet për ta justifikuar atë i cilësoi si ‘cinike’, shkruan arbresh.info.
“Sulm barbar, dhe argumente cinike për ta justifikuar atë. Është presidenti Putin që po e risjellë luftën në Evropë. Dhe në këto orë të errëta Bashkimi Evropian dhe njerëzit e saj qëndrojnë me Ukrainën dhe njerëzit e saj. Ne po përballemi me një agresion të paprecedentë nga lidershipi rus kundrejt një vendi të pavarur. Targeti i Rusisë nuk është vetëm Donbasi, target nuk është vetëm Ukraina, target është destabilizimi i Evropës dhe e gjithë paqja ndërkombëtare. Dhe, do të mbajmë presidentin Putin përgjegjës për këtë. Sot, më vonë, do të prezantojmë një paketë të gjerë të sanksioneve për aprovim të liderëve evropian”, deklaroi Von der Leyen në një deklarim për medie.
Ajo bëri të ditur se sanksionet do të synojnë sektorët strategjikë të ekonomisë së Rusisë.
“Ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregun tonë financiar”, deklaroi ajo./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...