Uragani Ida po shkatërron gjithçka që po i del përpara duke bërë që New Yorku dhe New Jersey të mbulohen nga uji, ku rrugët janë të pakalueshme sikurse edhe stacionet e metrove dhe qindra fluturime janë anuluar e kjo bëri që të krijohen edhe tornado që shkatërruan shtëpitë.
Ida ka goditur mbi tri shtete amerikane, kurse De Blasio ka bërë të ditur se New Yorku ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve.
“Po ballafaqohemi me një mot tejet të rëndë, ku pothuajse gjithçka në New York është mbuluar nga uji”, ka bërë të ditur kryetari i New Yorkut.
Pamjet amatore tregojnë pasojat e tornadove që kanë shkatërruar gjithçka që u ka dalë përpara – nga shkulja e pemëve e deri të shkatërrimi i shumë shtëpive.
Autoritetet po bëjnë të pamundurën të evakuojnë banorët në zonat më të goditura, duke i dërguar nëpër strehimore nga frika se mund ta pësojnë me jetë nëse qëndrojnë në pronat e tyre.
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë
Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami dhe familjet e tre vikt...
Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale