Syri i uraganit Ian ka goditur brigjet e Floridës dhe Shërbimi Kombëtar i Motit ka përsëritur paralajmërimin e tij për erëra ekstremisht të forta, deri në 185 kmh.
Banorëve të zonave të prekura nga Uragani u janë bërë thirrje të vazhdueshme të gjejnë strehim “menjëherë”.
Në një përditësim në faqen e internetit të Përgatitjes Emergjente dhe Sigurisë Kombëtare të Jacksonville të mërkurën, thonë se ata që kanë përjetuar përmbytjet, të evakuohen.
“Rekomandohet që ata që jetojnë në zonat A ose B dhe kanë përjetuar përmbytje gjatë stuhive të mëparshme të konsiderojnë evakuimin. Disa shkolla dhe universitete janë mbyllur gjatë gjithë javës, si dhe zyrat e qytetit dhe degët e bibliotekave, thuhet në deklaratë.
Të martën, kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry, lëshoi një gjendje të jashtëzakonshme për qytetin, e cila hyri në fuqi të mërkurën në orën 12:00 me orën lokale.
Jacksonville është në cepin verilindor të Floridës./euronews.al/
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...