Unioni Profesional i Sudanit i ka bërë thirrje Këshillit të Përkohshëm Ushtarak të Tranzicionit (MTC) që “të heq dorë menjëherë” nga autoriteti ekzekutiv dhe t’i hapë rrugë një qeverie civile, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Unioni e përshkroi marrjen e pushtetit nga MTC si “teatër absurd”.
Duke akuzuar MTC-në për mbrojtjen e interesave të shtetit të Sudanit “nën një maskë ndryshe”, Unioni u zotua të rezistojë në mënyrë paqësore në një qark të shtrënguar nga ushtria dhe gjendja e jashtëzakonshme.
Dje, ushtria njoftoi “tërheqjen” e presidentit Omal al-Bashir, i cili ka udhëhequr Sudanin që nga viti 1989, pas disa muajsh protesta popullore kundër udhëheqjes së tij.
Ushtria po ashtu njoftoi vendosjen e një faze dyvjeçare tranzitore që do të mbikëqyret nga MTC, pezullimin e kushtetutës së Sudanit të vitit 2005 si dhe shpërbërjen e Presidencës së vendit, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave.
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës