Një ligj i propozuar që do të ulte moshën e përgjegjësive kriminale për fëmijët filipinas nga 15 në nëntë vjeç “është e gabuar në çdo aspekt”, ka thënë drejtuesi i organizatës Unicef.
“Nëse rriten duke i kaluar vitet e adoleshencës në burg, me siguri që do të dëmtohen për tërë jetën”, tha Lotta Sylwander në një intervistë nga Manila për The Guardian, transmeton arbresh.info.
Një fëmijë nëntë vjeçar nuk është në gjendje të kuptojë plotësisht pasojat e një krimi, tha Sylwander duke vazhduar se të rriturit shpesh i kryejnë krimet duke përdorur fëmijët nga rrugët si kukulla.
Këtij projektligji të prezantuar nga bashkëpunëtorët e presidentit Duterte për shqyrtim iu bashkua edhe një tjetër që ka për qëllim rivendosjen e dënimit me vdekje për fëmijët kriminelë në Filipine.
Pantaleon Alvarez, i cili bëri propozimin, tha se kriminelët e rinj shpesh kryejnë krime duke e ditur se nuk do të përndiqen nga ligji.
Por se a do të miratohen këto dy projektligje pritet të kuptohet./Arbresh.info
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes