Palmira ka një rëndësi simbolike të historinë dhe diversitetin kulturor të Sirisë, dhe është pikërisht kjo që i dha motiv ISIS-it të shkatërrojë gjithnjë e më shumë vendin e lashtë, ka thënë Nada Al Hassan, shefe e njësisë së shteteve arabe në UNESCO.
ISIS ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të qytetit të lashtë, duke përfshirë edhe një pjesë të amfiteatrit romak, transmeton arbresh.info.
Shteti Islamik e rimorri nën kontroll Palmiran në muajin dhjetor pasi forcat qeveritare me ndihmën e sulmeve ajrore ruse arritën që çlironin qytetin në muajin mars të vitit të kaluar.
“Teatri daton që shek. i dytë i erës sonë dhe kishte një skenë të bukur. Ata kanë shkatërruar skenën romake dhe pjesët tjera të amfiteatrit. Amfiteatri është përdorur nga militantët e Shtetit Islamik si skenë për ekzekutime publike”, ka thënë Nada al Hassan.
Ajo ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje rëndësisë historike të Palmiras dhe ka shtuar se ‘pikërisht historia e këtij qyteti i ka shtyrë militantët të shkatërrojnë atë’./Arbresh.info
Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...
Zyrtare/ Kai McKenzie-Lyle – gardiani i ri i FC Ferizaj
Raporti i Sigurisë së Mynihut 2026: Bota ka hyrë në një epok...
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...