Vizitorja e një hoteli në Francë kishte denoncuar në polici një vjedhje e cila sipas saj kishte ndodhur në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Ajo kishte thënë se e kishte lënë unazën në tavolinë, por më pas ajo ishte zhdukur, duke ngritur kështu dyshimet se dikush e kishte vjedhur.
Për fat të mirë, rojet e sigurisë Ritz gjetën unazën të shtrirë mes pluhurit në një qese vakum të dielën, raportoi gazeta franceze Le Parisien.
Gazeta shtoi se e ftuara kishte udhëtuar për në Londër të premten, por tani do të kthehet në Paris për unazën e saj.
Hoteli i ofroi vizitores tre netë të tjera mysafires për të kompensuar shqetësimin, por pas eksperiencës ajo ka refuzuar ta pranojë këtë ofertë.
Në një deklaratë për Le Parisien, hoteli tha: “Falë punës së përpiktë të rojeve të sigurisë, unaza u gjet këtë mëngjes./euronews.al
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...