Pilotja që arriti të ulë avionin e kompanisë “Southwest Airlines”, pasi një prej motorëve të tij shpërtheu, po konsiderohet si heroinë nga pasagjerët që ajo shpëtoi.
Tammie Jo Shults kreu një ulje emergjence në Aeroportin e Philadelphias dhe mundi të shpëtojë me dhjetëra njerëz në bordin e avionit.
Shults mori kontrollin e mjetit fluturues, kur një prej motorëve shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, një nga dritaret e avionit u thye dhe pasagjerja e ulur aty thuajse u thith jashtë avionit nga presioni i lartë.
Fatkeqësisht, pasagjerja ndërroi jetë për shkak të një infarkti, por pilotja shpëtoi 149 personat e tjerë në bord.
Tammie Jo Shults shërbeu në Marinë për 10 vite, ku drejtonte avionë luftarakë. Ajo e la shërbimin pasi arriti gradën e nënkomandantit dhe ishte një nga femrat e para, që kaluan nga ushtria në aviacionin civil.
Pasagjerët e avionit që shpëtuan për mrekulli përgëzuan tej mase kapitenen Shults dhe sugjeruan që ajo të marrë medalje. Madje, disa prej tyre e krahasuan me kapitenin Chelsey Sulenberger, i cili uli avionin me motorë të dëmtuar mbi lumin Hudson në vitin 2009.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit