Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka thënë se Armenia dhe Azerbajxhani kanë konfirmuar se kryediplomatët e tyre do të marrin pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga homologu i tyre rus në Moskë.
“Bakuja dhe Yerevani e konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në bisedime në Moskë. Përgatitjet aktive janë duke u zhvilluar”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, raporton agjencia Reuters.
Ndryshe, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ftuar të premten ministrat e Punëve të Jashtme të Armenisë dhe Azerbajxhanit për të zhvilluar bisedime të paqes në Moskë.
“Presidenti i Rusisë do të bëjë një thirrje për ndërprerjen e luftimeve në Nagorno-Karabak për arsye humanitare me qëllim të shkëmbimit të trupave të pajetë dhe të të burgosurve”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Sipas kësaj deklarate, kreu i Federatës Ruse ka zhvilluar një varg bisedash përmes telefonit me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Në deklaratë bëhet e ditur se nëse palët i përgjigjen pozitivisht ftesës, në bisedime do të ndërmjetësojë ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
Përleshja e përgjakshme mes dy ish-republikave sovjetike filloi më 27 shtator dhe ende nuk është ndërprerë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe fuqive të mëdha për armëpushim të menjëhershëm.
Presidenti i Azerbajxhanit ka thënë se në procesin e paqes duhet të jetë e përfshirë edhe Turqia, e cila haptazi e ka kundërshtuar dhe kërcënuar Armeninë, duke kërkuar nga ky vend që t’i tërheqë trupat nga rajoni i konfliktit.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...