Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë, ku është konfirmuar se forcat ukrainase kanë arritur me sukses t’i përdorin raketat kundër anijeve, Harpoon që ua dhuroi Perëndimi për të luftuar forcat detare ruse.
Qëllim i sulmit të 17 qershorit ka qenë anija ruse që shërben si “shpëtimtar” Vasiliy Beh, që përgatiste edhe armët dhe personelin për zbarkim në ishullin “gjarpri” në veriperëndim të Detit të Zi
“Shkatërrimi i anijes ruse gjatë misionit të furnizimit, tregon vështirësitë nëpër të cilat po kalon Rusia, kur po tenton të mbështesë forcat e saj që okupuan ishullin Gjarpri”, thuhet ndër tjera në raport.
Kjo është anija e fundit ruse që është shkatërruar nga forcat ukrainase. Ajo që kishte bërë më së shumti bujë, ishte luftanija Moskva që Ukraina e shkatërroi gjatë luftimeve./telegraf/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...