Një raketë ruse është rrëzuar gjatë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga sistemi kundërajror në Obukhiv në jug të Kievit, ka bërë të ditur zyra e Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin ukrainas.
“Sipas informacioneve preliminare, nuk ka dëme nga shkatërrimi i raketës”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.
Sot në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar disa shpërthime në Kievi, ku si pasojë një person është hospitalizuar.
“Duke iu referuar shpërthimeve të mëngjesit në Darnytskyi dhe Dniprovskyi, nuk ka dëme materiale nga rrëzimi i raketës. Një person është hospitalizuar”, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitschko në Telegram.
Në anën tjetër, ushtria ruse po vazhdon sulmet ajrore mbi infrastrukturën civile dhe atë ushtarake në Ukrainë – në veçanti në Kiev. /arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës