Ukrainasit kanë filluar stërvitjen me aeroplanë luftarakë F16, tha ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.
Megjithatë, minimumi duhen gjashtë muaj mësim për këtë lloj aeroplani , tha ai.
“Për të krijuar pritshmëri të arsyeshme, vendosni një minimum prej gjashtë muajsh në mendjen tuaj, por mos u zhgënjeni nëse zgjat më shumë”, tha Reznikov.
Nuk dihet ende se sa kohë do të duhet për të trajnuar inxhinierët dhe mekanikët, raporton skynews, transmeton telegrafi.
Reznikov tha se nuk mund të jep detaje më tepër se ku dhe kur do të zhvillohet trajnimi.
Ai këtë e deklaroi dy ditë pasi një zyrtar amerikan tha se F16 do të transferoheshin në Ukrainë pasi pilotët e vendit të kishin mësuar se si t’i përdorin ato.
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit