Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia drejt caqeve në Ukrainë më 14 nëntor, thanë Forcat Ajrore ukrainase.
Të 38 dronët e tjerë u rrëzuan vetë, pasi sistemet e tyre të navigimit u penguan nga sistemet elektronike ukrainase, thanë Forcat Ajrore.
Ndaras, grantimet ruse vranë dy persona dhe plagosën tetë të tjerë gjatë 24-orëve të fundit në fshatin Shevçenko në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, thanë autoritetet ukrainase.
Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy dronë ukrainas mëngjesin e 14 nëntorit. Një nga dronët u rrëzua mbi rajonin e Kurskut dhe një mbi atë të Belgorodit.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga gushti i këtij viti, Ukraina po ashtu po kryen një ofensivë në rajonin rus të Kurskut./rel
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...